Sakt në ora 10 ashtu siç ishte paralajmëruar “Innovation Academy” në Vushtrri filloi me pjesën kompetitive në inovacion.

Siç na tregoi z. Fatbardha Dallku, udhëheqëse e këtij institucioni, çmimet do të ndahen në gala mbrëmjen e orës 19:00 dhe në to do të ketë ndikim edhe qytetari duke votuar për një nga projektet e rinisë.
Një përqindje e përzgjedhjes do të jetë edhe nga juria e cila është në përbërje të profesorëve të lëmive me të cilat kanë të bëjnë projektet.