Me organizim të Innovation Academy Vushtrri dhe nën patronatin e kryetarit të Vushtrrisë z. Ferit Idrizi, sot më 23.6.2025 me fillim në ora 10:00 në Innovation Academy në Vushtrri, mbahet edicioni i dytë i Vushtrria Code Fest.
Ky eveniment vjetor ndahet në dy pjesë:
Pjesa e parë e cila ka karakter garues ku fëmijtë krijues paraqesin krijimtarinë e tyre para publikut të gjërë, i cili ka mundësi votimi për një nga më shumë se 60 krijime të ndarë në kategori si : websites, robotics, blocks,al etj.
Ndërsa, në pjesën e dytë e cila ka karakter festiv, mbahet një gala mbrëmje në ambientet e kalasë së qytetit ku edhe ndahen çmimet për projektet më të mira.
Antena do të jetë prezente në të dyja pjesët për tiu informuar në detaje dhe pastaj për
ua sjellë edhe komplet eventin me video.
t