Hailey Bieber ka rikthyer në qendër të vëmendjes thashethemet për një ndarje të mundshme nga Justin Bieber, pasi u fotografua pa unazën e saj të martesës gjatë disa daljeve në New York City.
Modelja 28-vjeçare u pa fillimisht teksa shijonte një mëngjes në The Commerce Inn në West Village, ku kishte zgjedhur të mos mbante bizhuterinë e saj të çmuar me vlerë 500,000 dollarë.
Në fotot e publikuara nga “Page Six”, Hailey shfaqet me një pallto kaki dhe syze dielli, ndërsa unaza mungonte plotësisht.

Më vonë gjatë ditës, Hailey doli sërish, këtë herë për një mbrëmje me shoqet Camila Morrone dhe Suki Waterhouse në restorantin Chez Fifi në Upper East Side.
Për këtë rast, ajo kishte zgjedhur një pamje elegante me një pallto të zezë prej lëkure, një bluzë me jakë të lartë dhe xhinse të gjera.
Thashethemet për probleme në martesën e çiftit nuk janë të reja, por duket se janë shtuar vitin e fundit, sidomos pasi Hailey ndaloi së ndjekuri Justin-in në Instagram, gjë që u interpretua nga fansat si një shenjë e ftohjes mes tyre. Por ajo shpjegoi që ka qenë një gabim i Instagram-it.