Një ngjarje e neveritshme ka tronditur Vushtrrinë, kur një burrë në moshë, dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të re. Sipas burimeve ekskluzive të Gazetës Sinjali, K.H., 67 vjeç, akuzohet se rreth orës 15:00, në rrugën “Bahri Kuqi”, ka kryer një akt të neveritshëm ndaj L.Z., vetëm 15 vjeç, duke e prekur në zonat intime.
Alarmi u dha nga familjarët e viktimës, dhe policia reagoi menjëherë, duke nisur një hetim të plotë. E mitura është intervistuar me kujdes, ndërsa i dyshuari, i cili u kap me avokat, tani do të qëndrojë 48 orë në qeli.
Kjo ngjarje e tmerrshme ka shkaktuar indinjatë dhe frikë në komunitet, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjitha detajet e këtij krimi të neveritshëm. Rasti është cilësuar si “Sulm Seksual” dhe pritet të ketë zhvillime të reja.