Mijëra raste me kancer të gjirit mund të parandalohen çdo vit nëse më shumë gra do t’u nënshtroheshin ndërhyrjeve parandaluese për heqjen e gjirit, sugjeron një studim i ri. Mastektomia, operacioni për heqjen e gjirit aktualisht u ofrohet kryesisht personave që janë diagnostikuar tashmë me kancer gjiri, ose grave që mbartin gjenet me rrezik të lartë si BRCA1, BRCA2 dhe PALB2. Por studiuesit thonë se edhe persona që mbartin gjene të tjera si ATM, CHEK2, RAD51C dhe RAD51D, mund të përfitojnë nga kjo masë parandaluese, sidomos nëse kanë edhe faktorë të tjerë rreziku. Këto faktorë përfshijnë historikun familjar me kancer, nëse gruaja ka ushqyer me gji, dendësinë e gjirit në mamografi, si dhe numrin e fëmijëve të lindur.
Sipas studimit, nëse të gjitha gratë e moshës 30 deri në 55 vjeç, me një rrezik prej 35% ose më shumë, do të identifikoheshin dhe do të kryenin mastektomi parandaluese (RRM), mund të parandaloheshin rreth 6,538 raste me kancer në vit. Ky numër përfaqëson rreth 11% të totalit prej 59,000 grave që diagnostikohen çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar me kancer gjiri. Studiuesit theksojnë rëndësinë e përmirësimit të sistemit të identifikimit të grave në rrezik të lartë, si dhe zgjerimin e kritereve për ofrimin e mastektomisë parandaluese.
Disa ekspertë tani thonë se dëshmitë e reja për ndikimin e stresit në trup do të thotë se nuk do të ishte befasuese nëse ekziston një lidhje midis stresit dhe kancerit. Prof.Melanie Flint nga Universiteti i Brighton, e cila studion ndikimin e hormoneve të stresit në kancer, thotë: “Ka shumë përparim në këtë fushë dhe mendoj se nuk mund ta përjashtojmë kontributin e stresit në zhvillimin e kancerit. Mendimi im është se stresi me të vërtetë kontribuon, si në shfaqjen e kancerit, ashtu edhe në përhapjen e tij kur tashmë shfaqet, por është një faktor kontribues, dhe jo domosdoshmërisht shkaktar i drejtpërdrejtë.” Duket se disa studime që kanë ndjekur popullata të mëdha me kalimin e kohës e mbështesin këtë ide.