Ekspertët paralajmërojnë se edhe kur temperatura brenda makinës është 27°C, mund të shkaktojë stres te shoferi, duke rritur pulsin dhe temperaturën trupore, çka ul përqendrimin dhe rrit rrezikun e aksidenteve deri në 20%.
Rekomandohet që klimatizuesi të mbahet mes 22-25°C. Ndryshimet ekstreme, si nga 30°C jashtë në 17°C brenda, mund të shkaktojnë shok termik.
Para nisjes, hapni dritaret për të larguar nxehtësinë dhe më pas aktivizoni klimatizuesin në modalitetin e recirkulimit të ajrit për ftohje më efikase.
Ajri i ftohtë nuk duhet të drejtohet direkt në fytyrë apo trup, për të shmangur inflamacionet. Po ashtu, filtrat e klimatizuesit duhen pastruar rregullisht për të shmangur përhapjen e mikrobeve.
Hidratimi gjatë udhëtimeve është thelbësor, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, që janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave. Kujdes edhe me ftohjen e këmbëve, pasi mund të shkaktojë ngërçe muskulore.
Mbajtja e temperaturës së balancuar në veturë është çështje sigurie, jo vetëm komoditeti.