Donald Trump ka deklaruar se SHBA do të “fitojë” garën e Inteligjencës Artificiale (Al), ndërsa administrata e tij zbuloi Planin e saj të Veprimit për Al. Plani i ri është hartuar për të përshpejtuar ndërtimin e qendrave të të dhënave që kërkojnë shumë energji, të cilat drejtojnë produkte të Al duke lehtësuar rregullat mjedisore, ndërsa zgjerojnë gjithashtu shumë shitjen e teknologjive jashtë vendit. Plani, i cili përfshin 90 rekomandime, vjen ndërsa SHBA përpiqet të ruajë avantazhin e saj ndaj Kinës, me të dy superfuqitë që investojnë shumë në industri për të siguruar superioritet ekonomik dhe ushtarak.
Ai bën thirrje për eksportimin e softuerëve dhe pajisjeve të Al amerikane jashtë vendit, si dhe kërkon heqjen e “burokracisë” që mund të shihet si pengesë për lulëzimin e industrisë. Në një fjalim në Uashington, Trump tha: “SHBA është vendi që filloi garën e Inteligjencës Artificiale. Dhe si president, jam këtu sot për të deklaruar se SHBA do ta fitojë atë.” Ai shtoi se gara e armëve teknologjike me Kinën ishte një luftë që do të përcaktojë shekullin e 21-të. Presidenti shtoi:
Ne gjithashtu duhet të kemi një standard të vetëm federal, jo 50 shtete të ndryshme që rregullojnë këtë industri në të ardhmen.
ChatGPT merr 2.5 miliardë kërkesa nga përdoruesit globalë çdo ditë, tha OpenAI. Rreth 330 milionë prej tyre vijnë nga përdorues në SHBA. Këto shifra tregojnë se sa i kudondodhur po bëhet produkti kryesor i OpenAI. Kompania mëmë e Google, Alphabet, nuk publikon të dhëna të përditshme kërkimi, por kohët e fundit zbuloi se Google merr 5 trilionë kërkesa në vit, që mesatarisht është pak më pak se 14 miliardë kërkime ditore. Hulumtuesit e pavarur kanë gjetur trende të ngjashme.
Meta është duke testuar chatbot me inteligjencë artificiale që do të dërgojnë mesazhe private të para përdoruesve në platformat Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Sipas raportimit të TechCrunch, përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale mund të marrin mesazhe të pa kërkuara nga një chatbot i quajtur “Maestro i magjisë filmike”, i cili mund t’i pyesë nëse u kanë pëlqyer tingujt muzikorë në ndonjë film dhe t’u ofrojë rekomandime për një mbrëmje filmike.