Për nder të diasporës Vushtrriase edhe këtë vit Komuna e Vushtrrisë organizon “Ditët e Diasporës”.
Festa fillon sonte 24 Korrik 2025 në ora 20:30 në sheshin “Adem Jashari” me hapjen solemne dhe më pas me argëtim nën tingujt e muzikës nga këngëtarja Eugena Aliu.

Në ditën e dytë 25 Korrik 2025, argëtimi do të sigurohet nga trupa e Ansamblit të Këngëve e valleve ” Hasan Prishtina ” nga Vushtrria me këngëtarët Fazli Rashica, Gani Hyseni, Shaban Krasniqi, Besiana Mehmedi, Shkodran Tolaj, Ali Gerguri, Aela Salihi, Esat Maxhuni, Lidije Pasoma dhe Ardian Mehmet

Në mbrëmjen e tretë 26 Korrik 2025, do të jetë këngëtarja Rina Balaj ajo që do t`i argëtoi të pranishmit

Ndërsa nata përmbyllëse do të karakterizohet me performancën e super këngëtares FIFI.
Antena do të jetë aty për të përcjellur ngjarjet për tua bërë të mundur që t
i shohin edhe ata që për ndonjë arsye nuk do të mund të jenë prezent këto netë në Vushtrri.
