Futbollisti i njohur francez, Benjamin Pavard, ka prekur ndjekësit me një gjest romantik dedikuar bashkëshortes së tij shqiptare, Kleofina.
Në një postim në InstaStory, mbrojtësi i njohur ka publikuar një fotografi intime të çiftit, të realizuar gjatë një mbrëmjeje me pamje mahnitëse, duke e shoqëruar me urimin:
Happy birthday my Love, të dua!
– një përzierje mes anglishtes dhe shqipes që nuk ka kaluar pa vëmendje.

Ky detaj ka emocionuar ndjekësit, pasi jo vetëm që thekson ndjenjat e futbollistit për Kleofinën, por tregon edhe lidhjen e tij të ngushtë me kulturën shqiptare.
Pavard ka marrë vlerësime nga fansat për respektin dhe përkushtimin që shfaq ndaj rrënjëve të bashkëshortes së tij.
Benjamin Pavard, një prej mbrojtësve më të spikatur në futbollin europian, dhe Kleofina, një figurë e njohur në rrjetet sociale, janë parë shpesh bashkë në publik dhe platformat online, duke reflektuar një marrëdhënie të fortë dhe të lumtur.