Reagimet e para kanë mbërritur për filmin e ardhshëm “Fantastic four – first steps”!
Pedro Pascal, Vanessa Kirby, Ebon Moss-Bachrach dhe Joseph Quinn luajnë rolet kryesore si heronjtë legjendarë në filmin e Marvel-it, që shënon nisjen e Fazës së Gjashtë të MCU-së.
Filmi i ri zhvillohet “në një botë retro-futuriste të frymëzuar nga vitet 1960”, dhe prezanton “Familjen e Parë të Marvel-it” — Reed Richards/Mister Fantastic (Pascal), Sue Storm/Invisible Woman (Kirby), Ben Grimm/The Thing (Moss-Bachrach) dhe Johnny Storm/Human Torch (Quinn), teksa përballen me sfidën e tyre më të frikshme deri më tani.
Të detyruar të balancojnë rolet si heronj me lidhjen e fortë familjare, ata duhet të mbrojnë Tokën nga një perëndi hapësinore e pangopur e quajtur Galactus (Ralph Ineson) dhe lajmëtari i tij misterioz, Silver Surfer (Julia Garner). Dhe sikur plani i Galactus për të përpirë gjithë planetin e gjithçka mbi të të mos mjaftonte, gjërat papritur bëhen shumë personale.
Së fundmi u hoq një embargo për mediat sociale për ata që kanë parë shfaqjet e para, dhe filmi po merr shumë lavdërime, me shumë që e veçojnë Vanessan si një yll i veçantë në rolin e Sue Storm!