Vanessa Hudgens dhe partneri i saj, bejsbollisti Cole Tucker, kanë zbuluar se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë!

Lajmin e ëmbël çifti e ndau me ndjekësit më 12 korrik, përmes një serie fotosh elegante të publikuara në Instagram, ku 36-vjeçarja shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Krahas saj, Tucker – 29 vjeç – shfaqet i buzëqeshur, duke i treguar barkun Vanessës, ndërsa të dy janë të veshur me të bardha dhe duken të lumtur dhe të dashuruar.

Në përshkrimin e thjeshtë, por domethënës të postimit, aktorja shkroi: “Round two!!!!”, duke konfirmuar kështu se familja e tyre po zgjerohet.

Lajmi është pritur me entuziazëm nga fansat dhe miqtë e famshëm të çiftit, të cilët kanë dërguar urime të shumta në komente. Hudgens dhe Tucker janë martuar në fund të vitit 2023 dhe tashmë po përgatiten për një tjetër kapitull të bukur në jetën e tyre familjare