Pas javësh të tëra spekulimesh rreth martesës së tyre dhe një krize të mundshme, Justin Bieber ka vendosur të reagojë publikisht, duke i dhënë fund zërave për një ndarje nga Hailey Bieber. Këngëtari publikoi në Instagram disa foto të ëmbla me gruan e tij, të shoqëruara me mbishkrimin e shkurtër, por domethënës: “Përgjithmonë”, duke mohuar kështu thashethemet për një krizë në çift.
Së fundmi, rrjetet sociale dhe mediat rozë kanë pasqyruar më shumë detaje për marrëdhënien e tyre dhe për tensionet e mundshme, pasi Hailey është parë disa herë në publik pa unazën e martesës. Burime pranë çiftit kanë treguar se modelja ndihet e lodhur dhe e mbingarkuar nga ritmi i jetës dhe vëmendja mediatike, por ndarja nuk shihet si një mundësi reale për ata.
“Janë ende të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj martesës së tyre,” tha një burim. “Ata ndajnë vlera të përbashkëta, përfshirë edhe besimin e tyre fetar, që i mban të lidhur.”
Çifti është martuar prej gati shtatë vitesh dhe në gusht të vitit të kaluar u bënë prindër të Jack Blues Bieber, djalit të tyre. Në daljet e fundit publike, ata janë parë dorë për dore dhe të buzëqeshur, duke treguar se, pavarësisht sfidave, janë të vendosur të ecin përpara së bashku.