Tallulah Willis, vajza e Bruce Willis dhe Demi Moore, vendosi të flasë për Vogue rreth luftës së saj afatgjatë me anoreksinë dhe problemeve shëndetësore me të cilat u përball. Tallulah, tani 30 vjeçe, zbuloi se kishte luftuar me një çrregullim të të ngrënit për më shumë se katër vjet. Ajo e shihte ushqimin si formën e saj të fundit të kontrollit pasi la alkoolin në moshën 20 vjeçare dhe kufizimi i marrjes së ushqimit u bë vesi i saj i fundit. “Nuk e vlerësoja veten ose shëndetin tim”-theksoi ajo, duke shtuar se vetëm kohët e fundit e kuptoi sa larg vetes ishte.
Siç zbuloi ajo, në moshën 25 vjeçe u shtrua në spital për depresion të rëndë dhe më vonë u diagnostikua me ADHD. Pasoja më e dukshme e anoreksisë ishin flokët e saj, të cilët ishin të hollë, të brishtë dhe pothuajse të zhdukur. Tani që mund t’i lidhë flokët në një topuz të madh dhe t’i shikojë, ajo pretendon se ndihet “seksi dhe e lirë”. Ajo foli veçanërisht emocionalisht për motrat e saj Mabel dhe Evelyn, të cilat i ati i kishte në martesën e tij me Emma Heming Willis, duke theksuar se sa shumë dashuria dhe pafajësia e tyre ia forcuan vullnetin për të luftuar.
Së fundmi Tallulah bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishte Ashton Kutcher si njerk. Aktorja e cila është vajza më e vogël e Bruce Willis dhe Demi Moore tha se: “Kam shumë për të thënë për këtë! Sidomos raporti me një njerk,”-komentoi Tallulah, 31 vjeçe në postimin e Gwyneth Paltrow në Instagram rreth “realiteteve të habitshme të prindërimit me njerk”. Paltrow dhe bashkëshorti i saj, Brad Falchuck, diskutuan temën në episodin e së martës të “The Goop Podcast”.