icrosoft njoftoi se planifikon të pushojë nga puna rreth 9,100 punonjës, ose rreth katër përqind të fuqisë punëtore totale. Më i godituri do të jetë divizioni i lojërave, drejtori i të cilit, Phil Spencer, tha në një mesazh drejtuar ekipit se pushimet nga puna janë të nevojshme për të rritur shkathtësinë dhe efikasitetin. “Po marrim vendime të vështira sot për të siguruar suksesin në vitet që vijnë”-tha Spencer.
Microsoft po shënon rezultate të mira në divizionin e lojërave, por menaxhmenti thotë se investimi selektiv është çelësi i qëndrueshmërisë afatgjatë. Punonjësit e pushuar nga puna do të marrin pagesë për ndërprerjen e punës, sigurim shëndetësor dhe mbështetje në gjetjen e një pune të re. Kompania më parë pushoi nga puna më shumë se 6,000 punonjës në maj dhe qershor. Microsoft punësoi rreth 228,000 njerëz në nivel global në qershor 2024.
Një sistem i ri i inteligjencës artificiale, i zhvilluar nga Microsoft në bashkëpunim me qendra kërkimore prestigjioze dhe partnerë teknologjikë si OpenAI, po cilësohet si një nga përparimet më të mëdha të dekadës në diagnostikimin mjekësor. Të dhënat e para të publikuara tregojnë se kjo teknologji është katër herë më e saktë në diagnostikimin e rasteve të ndërlikuara krahasuar me mjekët, duke hapur rrugë për një epokë të re në mjekësinë e personalizuar.
Çfarë është “Orkestruesi Diagnostikues” dhe si funksionon? Platforma më e fundit, e quajtur Diagnostic Orchestrator, përdor algoritme të avancuara të të mësuarit të thellë dhe modele të gjuhës natyrore (NLP), duke kombinuar disa nga modelet më të fuqishme në botë, përfshirë o3 të OpenAI, Gemini të Google, LLaMA të Meta-s dhe Grok të xAI.