Brad Pitt po përpiqet të nisë një kapitull të ri në jetën e tij, pas një periudhe të gjatë të shënuar nga vështirësitë që solli divorci me Angelina Jolie.
Në një intervistë të fundit në podkastin “New Heights” të vëllezërve Travis dhe Jason Kelce, aktori i njohur foli për përballjen me sfidat emocionale dhe dëshirën për të ecur përpara.
Divorci e dominoi jetën e tij për shumë vite,” -ka thënë një burim për revistën “Us Weekly”.
Ai e donte atë dhe e pranon se ka bërë gabime.
Brad dhe Angelina nisën lidhjen në vitin 2004, u martuan në vitin 2014, por martesa përfundoi pas vetëm dy vitesh. Gjatë 12 viteve së bashku, çifti u bë prind i gjashtë fëmijëve: Maddox (23), Pax (21), Zahara (20), Shiloh (19) dhe binjakët Vivienne dhe Knox (16).
Pas ndarjes, marrëdhënia e Pitt me fëmijët u përkeqësua për shkak të betejave ligjore për kujdestarinë. Sipas burimeve pranë aktorit, kjo ka mbetur plagë e hapur për të:
Keqardhja më e madhe e Brad është se nuk ka arritur të rregullojë raportet me fëmijët. Çështja gjyqësore ka përfunduar, por askush nuk ka fituar.
Pavarësisht gjithçkaje, Brad Pitt ka nisur një rrugëtim vetë-përmirësimi, duke lënë pas alkoolin – një hap që, sipas miqve të tij, i ka ndryshuar tërësisht këndvështrimin për jetën.
Ai ka gjetur një lloj paqeje. Ndonëse ende e ka të vështirë lidhur me fëmijët, largimi nga alkooli e ka ndihmuar shumë
Me projekte të reja në horizont, si filmi “F1”, Brad Pitt duket se është gati të rikthehet fuqishëm – këtë herë me një vizion të ri për jetën dhe marrëdhëniet.