Dy artistët e njohur kanë ndarë me ndjekësit e tyre disa pamje nga prapaskenat e videoklipit, duke konfirmuar duetin që shumë fansa e kanë pritur me padurim.
Në një nga postimet, zbulohet edhe një pjesë nga refreni i këngës: “O je e imja, o e askujt, së shpejti”, çka ka shtuar më tej kuriozitetin e publikut.
Ronela, e njohur për performancat e saj dinamike dhe vokalin e fuqishëm, dhe Bardhi, i cili ka spikatur me baladat dhe tekstet e ndjera, duket se po përgatitin një këngë që do të shndërrohet në kolonën zanore të kësaj vere.

Ky bashkëpunim vjen në një periudhë shumë aktive për Bardhin, i cili së fundmi ka sjellë edhe projekte të tjera të suksesshme me Majkun dhe Venesa Doçin.
Detajet rreth datës së publikimit dhe videoklipit mbeten ende të paqarta, por pritshmëritë janë të larta dhe publiku duket i gatshëm për një tjetër surprizë muzikore.