Sot, në ambientet e Qendrës së Karrierës, u mbajt një takim informues rreth projektit CultiVETing – “Kultivimi i Ndërmarrësisë në sektorin Agro-Ushqimor”, i cili zhvillohet në kuadër të programeve Erasmus+.
Në këtë takim morën pjesë drejtori i shkollës dhe njëherësh menaxher i projektit, z. Bashkim Kovaçi, koordinatori i projektit nga APPK-ja (partner në projekt), z. Agron Hajdari, mësimdhënës të profileve të Agrokulturës, si dhe përfaqësues e partnerë nga sektori agro-ushqimor.

Qëllimi kryesor i projektit është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet shkollave profesionale dhe bizneseve në sektorin agro-ushqimor, si dhe përgatitja më e mirë e nxënësve për tregun e punës. Projekti synon gjithashtu të nxisë frymën ndërmarrëse te të rinjtë dhe të fuqizojë partneritetet që kontribuojnë në zhvillimin profesional dhe ekonomik të kësaj fushe.