Komuna e Vushtrrisë njofton qytetarët se, në kuadër të projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 (segmenti jugor Fushë Kosovë – Mitrovicë), do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i mjeteve motorike në udhëkryqin e rrugës rajonale R220 në nivel me hekurudhën, në fshatin Shtitaricë.
Ndërprerja do të jetë në fuqi nga data 3 korrik 2025, në ora 07:00, deri më 5 korrik 2025, në ora 16:00, për shkak të punimeve operative në terren.
Po ashtu, nga data 6 korrik deri më 8 korrik 2025, ky udhëkryq do të jetë i bllokuar vetëm gjatë orëve të natës, konkretisht nga ora 20:00 deri në ora 02:00.
Gjatë kësaj kohe, qarkullimi i automjeteve do të devijohet përgjatë rrugës “Halil Kuqi”, në drejtimin Dolak – Bukosh dhe anasjelltas.
Komuna u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugët alternative gjatë kësaj periudhe dhe të kenë mirëkuptim për këtë ndërhyrje të domosdoshme infrastrukturore.