Në një ceremoni në Qendren e Kulturës ” Hasan Prishtina ” në Vushtrri, sot, diplomoi gjenerata 2022-2025 e Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri.
Pos nxënësve maturan dhe prindërve të tyre në këtë ceremoni mori pjesë edhe Drejtori Komunal i Arsimit në Vushtrri, z. Albanez Tahiraj i cili në fjalën e tij mes tjerash tha ” sot ë ditë e mbylljes së një kapitulli për ju dhe hapje e dyerve të reja” duke vazhduar mëtej duke thënë se “sot është jo fundi por një fillimi i ri, prandaj, mos keni frikë të ëndërroni sepse suksesi nuk matet vetëm me nota e diploma.
” Jam krenar me të gjithë ju prandaj le të vazhdojmë të investojmë në dije, vlera dhe dashuri për vendin tonë. Urime”
Më pas fjalën e mori edhe drejtori i gjimnazit z. Galip Avdiu i cili tha ” sot është dita juaj andaj ky diplomim është dëshmia që ju keni kapërcyer çdo pengesë.
“Dija dhe urtësia juaj ka qenë mbështetje dhe inkurajim në çdo hap të këtyre nxënësve andaj ju jemi mirënjohës edhe juve ” tha drejtori i gjimnazit ” Eqrem Çabej ” në Vushtrri z. Galip Avdiu e pastaj fjalën në emrin e të sapodiplomuarve e mori Tuana Grabovci e cila në një formë eseje, ajo foli për çdo gjë nga fillimi i këtij rrugëtimi tre vjeçar.
Në fund u shpërndanë diplomat për të gjithë maturantët nga kujdestarët e klasave tyre dhe pastaj edhe hudhja e kapelave.
Video programi është duke u bërë gati nga Antena dhe së shpejti do ta keni në kanalin tonë në youtube