Bordi drejtues i kompanisë Tesla ka miratuar një marrëveshje të re shpërblimi për shefin ekzekutiv Elon Musk, që përfshin 96 milionë aksione me një vlerë rreth 30 miliardë dollarë. Vendimi vjen pasi miliarderi kishte kërcënuar se do të largohej nga kompania nëse nuk do t’i jepej një pjesë më e madhe e aksioneve. Sipas një dokumenti të depozituar, Tesla bëri të ditur se vendimi është miratuar nga një komitet i posaçëm i bordit, i përbërë vetëm nga kryetarja Robyn Denholm dhe anëtarja Kathleen Wilson-Thompson.
Pas rezultateve të dobëta të muajit të kaluar, Musk përsëriti kërcënimin për t’u larguar nga Tesla, pasi një gjykatë në Delaware kishte rrëzuar një paketë të mëparshme shpërblimi që do të kishte qenë më e madhja në historinë e SHBA-së. Nëse kjo paketë rikthehet në fuqi nga Gjykata e Lartë e Delaware-it përmes apelimit, ajo do të rriste përqindjen e zotërimit të aksioneve të Teslës nga ana e Musk nga pak më pak se 13 për qind në mbi 20 për qind. “Mbajtja e Elon është më e rëndësishme se kurrë më parë”-thuhet në një letër që kompania u ka dërguar aksionerëve.
Ndërkaq, LG Energy Solution ka nënshkruar një marrëveshje prej 4.3 miliardë dollarësh për të furnizuar Tesla-n me bateri për sisteme ruajtjeje energjie (ESS) nga fabrika e saj në Michigan. Bëhet fjalë për bateri të teknologjisë LFP (litium-hekur-fosfat), të cilat nuk varen nga importet kineze, që tashmë përballen me tarifa të larta në SHBA. Kontrata do të zgjasë nga gushti 2027 deri në korrik 2030, me mundësi zgjatjeje deri në shtatë vjet. LGES është aktualisht prodhuesi i vetëm i madh i këtyre baterive në SHBA, duke përfituar nga mungesa e konkurrencës vendase. Tesla nuk e ka konfirmuar publikisht marrëveshjen, por më herët ka bërë të ditur synimin për të diversifikuar furnitorët larg Kinës.
Të ‘kërcënuar’ nga miliarderi, bordi i Tesla-s miraton paketën e re të pagesës për Elon Musk!
RELATED ARTICLES
- Reklama juaj këtu -