Një studim klinik i zhvilluar së fundmi ka treguar se shtimi i vajit të susamit në dietë mund të përmirësojë ndjeshëm kontrollin e sheqerit në gjak dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës tek gratë që vuajnë nga sëmundja e mëlçisë yndyrore e lidhur me çrregullime metabolike (MASLD).
MASLD, e njohur më parë si “mëlçi e dhjamosur”, shfaqet kur yndyra grumbullohet në qelizat e mëlçisë për shkak të faktorëve si mbipesha, diabeti ose rezistenca ndaj insulinës.
Nëse nuk trajtohet, kjo gjendje mund të çojë në inflamacion dhe dëmtime serioze të mëlçisë.
Studiuesit iranianë përfshinë gra të moshës 20 deri 50 vjeç, të cilat ndoqën për 12 javë një dietë me pak kalori dhe deficit prej 500 kalorish në ditë. Ato u ndanë në dy grupe:
-Një grup konsumoi 30 g vaj susami të ftohtë çdo ditë
-Grupi tjetër përdori të njëjtën sasi vaj luledielli
Rezultatet treguan se pjesëmarrëset që përdorën vaj susami patën:
-Ulje të glukozës esëll me 18.2 mg/dl
-Ulje të insulinës esëll me 3.2 μIU/ml
-Përmirësim të ndjeshëm të rezistencës ndaj insulinës
Përfitimet kryesore të vajit të susamit:
-Veprim anti-inflamator
-Përmirësim i metabolizmit të glukozës dhe yndyrnave
-Ulje e stresit oksidativ
-Mbështetje për shëndetin e zemrës dhe të mëlçisë
Sipas studiuesve, përfshirja e vajit të susamit në një dietë të shëndetshme dhe të kontrolluar me kalori mund të jetë një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të ndihmuar në trajtimin e çrregullimeve metabolike dhe MASLD.