Thursday, August 21, 2025
HomeLifestyleJa profesionet që do të zhduken më shpejt deri në vitin 2030!

Ja profesionet që do të zhduken më shpejt deri në vitin 2030!

Ndërsa teknologjia po transformon me ritme të shpejta tregun global të punës, një sërë profesionistësh po përballen me rënie drastike të kërkesës. Nga automatizimi te Inteligjenca Artificiale, shumë role tradicionale po zëvendësohen ose ndryshojnë rrënjësisht, duke sjellë pasoja për miliona punonjës.

Sipas Raportit për të Ardhmen e Punës 2025 të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), i cili bazohet në një sondazh me mbi 1,000 kompani që përfaqësojnë 14.1 milion punonjës në mbarë botën, këto janë 15 profesionet që do të zhduken më shpejt deri në vitin 2030.

Profili i profesioneve më në rënie (2025-2030):

Profesioni Rënia neto (%)

Nëpunës të Shërbimit Postar
-40%

Arkëtarë bankash dhe punonjës të ngjashëm
-35%

⌨️ Operatorë të të dhënave / Data Entry Clerks
-34%

Arkëtarë dhe kontrollorë biletash
-30%

️Asistentë administrativë dhe sekretarë ekzekutivë
-28%

️Punonjës të shtypshkronjave dhe sektorëve të ngjashëm
-26%

Kontabilistë, përpunues pagash dhe të ngjashëm
-24%

Punonjës të regjistrimit të mallrave dhe mbajtjes së stokut
-22%

Kontrollorë dhe përcjellës transporti
-21%

Shitës derë më derë, shitës gazetash dhe tregtarë rrugorë
-20%

Dizajnues grafik
-20%

Vlerësues dhe hetues dëmesh në sigurime
-19%

⚖️ Zyrtarë ligjorë
-18%

Sekretarë ligjorë
-17%

Telemarketues
-16%

Rënia më e madhe, rolet zyrtare dhe administrative

Në krye të listës ndodhen profesionet e zyrave. Nëpunësit e postës pritet të pësojnë një rënie dramatike prej 40%, të ndjekur nga arkëtarët e bankave (-35%) dhe operatorët e të dhënave (-34%). Arsyeja? Një pjesë e madhe e punëve të tyre janë tashmë lehtësisht të zëvendësueshme nga teknologjitë automatike dhe mjetet e Inteligjencës Artificiale.

Presion mbi sektorin e shitjes me pakicë dhe punët mbështetëse

Pozicione si arkëtarët në dyqane, ndihmësit administrativë dhe kontrollorët e biletave po përballen gjithashtu me tkurrje për shkak të përhapjes së e-commerce dhe teknologjive si vetëshërbimi në pikat e shitjes. Megjithatë, pavarësisht parashikimeve, disa prej këtyre roleve nuk do të zhduken aq shpejt sa mendohet.

Për shembull, në vitin 2024, sistemi i Amazon për “Just Walk Out” (dil pa paguar fizikisht) u reklamua si plotësisht i drejtuar nga IA. Por, raportime të shumta zbuluan se funksionimi i tij mbështetej në qindra punonjës në Indi, që kontrollonin manualisht blerjet, për të shmangur gabime.

Në të njëjtin vit, McDonald’s vendosi të ndërpriste testimin e teknologjisë për porositë me zë në drive-thru, për shkak të vështirësive në përpunimin e porosive komplekse dhe problemeve me audion.

Çfarë nënkuptojnë këto ndryshime?

Raporti nënvizon se rolet që përfshijnë punë rutinë dhe procese të strukturuara janë më të rrezikuarat. Automatizimi, dixhitalizimi dhe IA po ofrojnë mënyra më të shpejta dhe më të lira për të kryer këto funksione. Ndërkohë, puna krijuese, ligjore apo edhe ajo me klientin, që dikur cilësohej më e sigurt, nuk janë më të mbrojtura nga ndryshimet teknologjike. Dizajnuesit grafik dhe sekretarët ligjorë janë në mesin e profesioneve me rënie dyshifrore të kërkesës. 

RELATED ARTICLES
- Reklama juaj këtu -

Most Popular