Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka prekur ndjekësit me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, me rastin e ditëlindjes së partnerit të saj, Kreshnik Gjergji. Ajo publikoi një fotografi prekëse nga momenti i lindjes së djalit të tyre, e shoqëruar me një dedikim plot dashuri.
Urime ditëlindjen njeriut që ma ndryshoi jetën përgjithmonë! Shoku jem ma i mirë, burri jem dhe babi i djalit tonë. Të dua pafund!
-ka shkruar Dafina.

Fotoja e ndarë nga këngëtarja vjen nga ambientet e maternitetit, ku çifti duket i përmalluar dhe i lumtur ndërsa përjetojnë ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë. Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, duke emocionuar fansat me ndjeshmërinë dhe sinqeritetin e mesazhit.