Malcolm-Jamal Warner, aktori i dashur nga publiku për rolin e Theo Huxtable në serialin legjendar “The Cosby Show”, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një aksidenti tragjik në plazhin Cocles të Kosta Rikës.
Sipas autoriteteve vendase, ngjarja ka ndodhur teksa aktori po notonte me vajzën e tij 8-vjeçare, kur u kapën nga një rrymë e fortë oqeanike. Dëshmitarët në vendngjarje, përfshirë disa surfistë, ndërhynë menjëherë duke arritur të shpëtojnë vajzën falë një dërrase surfi.
Ndërsa për Malcolm-Jamal Warner, ndihma erdhi nga një roje plazhi dhe një surfist tjetër, të cilët arritën ta nxjerrin në breg. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të pandërprera për rianimacion që zgjatën rreth 45 minuta, aktori u shpall i vdekur në vend.
Instituti i Patologjisë Ligjore në Kosta Rikë konfirmoi përmes autopsisë se shkaku i vdekjes ishte mbytja, duke e klasifikuar ngjarjen si një aksident tragjik.
Trupi i pajetë është identifikuar nga autoritetet, të cilat bënë të ditur se Warner ndodhej në vend si turist.
Lajmi ka tronditur fansat dhe industrinë e filmit, duke lënë pas një boshllëk në zemrat e shumëkujt që e rriti me imazhin e djalit të mençur dhe të dashur nga “The Cosby Show”.