Kristin Cabot, shefja e burimeve njerëzore të kompanisë së softuerëve Astronomer, është parë për herë të parë në publik që nga dorëheqja e saj, pas skandalit të përfolur me CEO-n e kompanisë, Andy Byron.

52-vjeçarja, e martuar, u largua nga pozicioni i saj vetëm disa ditë pasi u publikuan pamjet ku ajo shihej duke u përqafuar me Byron gjatë një koncerti të Coldplay më 16 korrik në Boston. Kompania konfirmoi zyrtarisht dorëheqjen e saj të enjten.

Në fotot e publikuara nga Daily Mail, Cabot duket e vetmuar dhe e trishtuar në oborrin e shtëpisë së saj 2.2 milionë dollarëshe në Rye, New Hampshire. Ajo po ujiste bimët në kopsht, ndërsa mungesa e unazës së martesës në dorën e saj tërhoqi vëmendjen, duke lënë të kuptohet për tensione në jetën personale pas incidentit.

Kjo është paraqitja e saj e parë publike që nga momenti kur videoja me Byron u bë virale.