Disa suplemente natyrale që përdoren për uljen e kolesterolit mund të ndërveprojnë me barnat, veçanërisht me statinat – ilaçet më të zakonshme për trajtimin e kolesterolit të lartë – dhe të shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara.
Një prej suplementeve më të përdorura është majaja e orizit të kuq, e cila përmban një përbërës të ngjashëm me lovastatinin. Përdorimi i saj në të njëjtën kohë me statinat mund të rrisë rrezikun për probleme me muskujt dhe mëlçinë.
Po ashtu, sasia e tepërt e vitaminës A mund të ndikojë negativisht, duke rritur nivelin e yndyrnave në gjak dhe rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.
Ndërkohë, suplementet e kombinuara që premtojnë ulje të kolesterolit nuk janë të përshtatshme për ata që vuajnë nga kolesteroli i lartë i konfirmuar mjekësisht.
Ekspertët paralajmërojnë edhe për lëngun e grejpfrutit, i cili mund të ndërhyjë në përthithjen e ilaçeve, duke shtuar rrezikun për efekte të padëshiruara.
Zgjidhja më e mirë për uljen e kolesterolit mbetet një stil jetese i shëndetshëm, me ushqim të pasur me fibra, aktivitet fizik të rregullt dhe kufizim të yndyrnave të ngopura. Gjithmonë konsultohuni me mjekun para se të merrni ndonjë suplement!