Në një intervistë të zhvilluar së fundmi, Armina Mevlani ndau një rrëfim të ndjerë për jetën e saj personale, përfshirë njohjen me bashkëshortin Shkëlzen Berisha dhe marrëdhënien e veçantë që ka ndërtuar ndër vite me fëmijët e tij.
Blogerja dhe ish-miss-i rrëfeu se kur takoi për herë të parë Shkëlzenin, nuk kishte asnjë dijeni për identitetin e tij si djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo tha se nuk ishte ndikuar nga fama apo pushteti, por nga mënyra se si ai mendonte.
Kur e kam njohur Shkëlzenin, nuk e dija kush ishte. Për mua ishte thjesht një mashkull që më tërhiqte për mënyrën si mendonte. Nuk kam kërkuar asnjëherë famë apo një partner me emër. Kam dashur gjithmonë dikë me të cilin të rritem shpirtërisht dhe profesionalisht
Pjesë e intervistës ishte edhe marrëdhënia që Armina ka me fëmijët e Shkëlzenit, për të cilët foli me shumë dashuri e respekt.
Ajo theksoi se i ndjen më shumë si motër e vëlla, pasi është rritur bashkë me ta, duke falënderuar dhe nënën e tyre, Sadije Berishën, për rolin që ka luajtur në rritjen e tyre.
Nuk mund t’i quaj fëmijët e mi, sepse jam rritur me ta. I kam ndjerë gjithmonë si motër e vëlla. Kemi kaluar një rrugëtim shumë të natyrshëm bashkë. Edhe vajza më ka thënë një herë: ‘Ne jemi rritur bashkë, ti ishe 22 vjeç, unë 10’. Kjo thotë shumë për lidhjen tonë