Nën patronatin e Komunës sa Vushtrrisë, Drejtorisë për Diasporë nga mbrëmë po zhvillohet “Ditët e Diasporës” me programe zbavitëse në mbrëmje.
Sonte në ditën e dytë 25 Korrik 2025, argëtimi do të sigurohet nga trupa e Ansamblit të Këngëve e valleve ” Hasan Prishtina ” nga Vushtrria me këngëtarët Fazli Rashica, Gani Hyseni, Shaban Krasniqi, Besiana Mehmedi, Shkodran Tolaj, Ali Gerguri, Aela Salihi, Esat Maxhuni, Lidije Pasoma dhe Ardian Mehmeti
Programi edhe sonte fillon nga ora 20:30 në sheshin Adem Jashari dhe si çdo herë Antena do të jetë aty.
