Aroma e kafesë nuk është thjesht një kënaqësi për dashamirësit e saj, ajo mund të ndikojë realisht në mënyrën se si mendojmë dhe punojmë. Studime të fundit nga Universiteti i Seulit kanë zbuluar se ekspozimi ndaj aromës së kafesë, edhe pa konsumimin e saj, përmirëson performancën në detyra që kërkojnë vëmendje dhe analizë të shpejtë.
Studiuesit kanë mbledhur një grup pjesëmarrësish në laborator dhe i ndanë ata në dy dhoma: në njërën u përhap një aromë e lehtë kafene, ndërsa në tjetrën ajri ishte neutral. Rezultatet ishin të qarta:
Ata që punonin në dhomën me aromë kafeje treguan përqendrim më të madh dhe shpejtësi më të lartë në zgjidhjen e problemeve matematikore.
Një nga shpjegimet lidhet me efektin psikologjik të aromës që shoqërohet me rutinën e mëngjesit. Truri, kur ndjen aromën e kafesë, lidhet automatikisht me fillimin e ditës, rritjen e energjisë dhe përgatitjen për punë,edhe nëse nuk kemi pirë asnjë gllënjkë. Pra, aroma aktivizon pritshmërinë tonë për t’u fokusuar.