Ozzy Osbourne ka ndërruar jetë.
Të martën (22 korrik), familja e yllit të Black Sabbath njoftoi përmes një deklarate se Ozzy kishte ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare pas një beteje me sëmundjen e Parkinsonit.
“Me një dhimbje që fjalët nuk mund ta përshkruajnë, njoftojmë se i dashuri ynë Ozzy Osbourne ndërroi jetë këtë mëngjes,” shkruan bashkëshortja e tij Sharon Osbourne dhe fëmijët Jack, Kelly, Aimee dhe Louis në një deklaratë për The Sun.
“Ai ishte pranë familjes dhe i rrethuar nga dashuria,” vazhdoi familja Osbourne. “Kërkojmë nga të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes sonë në këtë kohë.”
Vdekja e Ozzy-t vjen vetëm dy javë pasi ai dha koncertin e tij të fundit me grupin Black Sabbath më 5 korrik në Villa Park, Birmingham të Anglisë. Vajza e tij Kelly u fejua me të dashurin Sid Wilson pak pas përfundimit të koncertit.