Christina Aguilera po e adhuron mjuziklin Burlesque!
Këngëtarja dhe aktorja 44-vjeçare, e cila luajti në filmin e vitit 2010 përkrah Cher, mori pjesë në shfaqjen muzikore dhe ndau përshtypjet e saj më pas në rrjete sociale.
“E MAHNITUR!!! @burlesquethemusicaluk 💕💋💄✨,” shkroi ajo në një video ku shihej duke ndjekur shfaqjen.
Në video, Christina shihej duke brohoritur për aktorët nga auditori dhe duke përshëndetur pjesëmarrësit në sallë. Mbi të ishte shkruar: “Shqyrtimi im për Burlesque the Musical”, i shoqëruar me pesë emoji yjesh ⭐⭐⭐⭐⭐.
Muzikali, një përshtatje skenike e filmit, është duke u shfaqur në teatrin Savoy të Londrës deri më 6 shtator.
Videoja ishte shoqëruar me këngën “Show Me How You Burlesque”, një nga hitet që përfshihen në muzikalin. Po ashtu janë pjesë edhe “Welcome to Burlesque”, “Express” dhe “Bound to You”, një baladë e fuqishme e bashkëshkruar nga Sia.
Mjuzikli përfshin edhe këngë të reja nga Todrick Hall dhe Jess Folley. Hall jo vetëm që ka kontribuar me muzikë, por gjithashtu e drejton muzikalisht, bën koreografinë dhe luan rolin e menaxherit të skenës në klub, Sean – personazhi që në filmin origjinal u luajt nga Stanley Tucci.