Këngëtarja e njohur Charlie XCX dhe muzikanti George Daniel, anëtar i grupit “The 1975”, janë martuar në një ceremoni që kombinoi në mënyrë perfekte stilin alternativ me hijeshinë klasike.

Fotot e para të publikuara në rrjetet sociale tregojnë një atmosferë të veçantë, ku Charlie XCX shfaqet me një fustan të bardhë me elementë që i japin një pamje “rock star bride”, ndërsa George mban një kostum elegant të errët, me stil të çlirët dhe jo krejtësisht tradicional.

Ceremonia ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave, të cilët kanë mbushur rrjetet me komente urimi dhe admirim për çiftin.

Martesa e tyre shënon një kapitull të ri në një lidhje që ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes për shkak të natyrës krijuese dhe të përbashkët artistike të dyshes.