Një moment i veçantë mes dy personave gjatë koncertit të Coldplay në Boston mori kthesën që askush nuk e priste. Gjithçka nisi nga një ‘kiss cam‘. Në ekranin gjigant u shfaq Andy Byron, CEO i kompanisë së teknologjisë ‘Astronomer’, duke u përqafuar ngrohtësisht me Kristin Cabot, drejtoreshën e burimeve njerëzore po të së njëjtës kompani.
Publiku në fillim u lumturua nga ai moment i ëmbël dhe romantik por gjithçka duket se ndryshoi shumë shpejt kur u zbulua se Byron ishte i martuar me Megan Kerrigan, dhe ata janë prindër të dy fëmijëve. Situata u bë pak më e nxehtë ose pak më e ndërlikuar kur vetë Chris Martin ndaloi performancën dhe komentoi me humor:
“Shikoni këta të dy… ose kanë diçka, ose janë shumë të turpshëm!”
Në atë moment, reagimet e tyre flisnin më shumë se fjalët: Byron u mundua të largohej nga ekrani i madh shumë i sikletosur, ndërsa Cabot shmangu kamerën duke mbuluar fytyrën e saj të skuqur nga siklet me duar. Pas koncertit, në rrjetet sociale shpërthyen video, meme dhe spekulime, nga jeta personale e CEO-s, te etika në punë.
Në lidhje me këtë situatë që mori një vëmendje të madhe në mbarë botën, CEO i kopmanisë “Astronomer”, Andy Byron ka reaguar për herë të parë duke thënë se:
Dua ta pranoj publikisht këtë moment që po qarkullon online dhe zhgënjimin që ka shkaktuar. Ajo që duhet të ishte një mbrëmje me muzikë dhe gëzim u kthye në një gabim personal që u bë publik në një skenë shumë të madhe. Dua t’i kërkoj ndjesë sinqerisht bashkëshortes sime, familjes sime dhe ekipit të Astronomer. Ju meritoni më mirë nga unë, si partener, si prind dhe si drejtues. Po marr kohën e duhur për të reflektuar, për të marrë përgjegjësitë dhe për të vendosur për hapat e ardhshëm, si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale. E konsideroj shumë shqetësues faktin që një moment privat u bë publik pa pëlqimin tim. Kam respekt për artistët, por shpresoj të reflektojmë të gjithë mbi ndikimin që ka kur jeta e dikujt tjetër kthehet në spektakël publik.
Por së fundmi një reagim ka ardhur edhe nga bashkëshortja e tij. Megan e ka hequr mbiemrin e bashkëshortit të saj nga Facebook-u duke lënë kështu vetëm mbiemrin e saj. Epo burra bëni kujdes me koleget!