Ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar Shqipërinë si destinacionin më të mirë europian për pushime në vitin 2025 duke e sugjeruar si një nga destinacionet “parajsore” për pushime në Europë. Vendi ofron çmime të përballueshme duke përfshirë fluturimin dhe ushqimin”, shkruan Danielle Kate Wroe në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”.
Të gjithë duam pushime verore me diell, por me kostot e destinacioneve të njohura që rriten çdo vit, të kursesh për pushime në Europë po bëhet gjithnjë e më sfiduese. Imagjinoni një destinacion, të quajtur “Maldivet e Europës”, ku mund të udhëtoni me një çmim shumë më të lirë. Tingëllon joshëse, apo jo?
Shqipëria është pikërisht destinacioni i duhur për pushime idilike. Një krikëll birrë kushton 1,10 paund. Ekzistojnë gjithashtu mundësi akomodimi për 25 paund nata.
Pse të shkoni në një udhëtim të shtrenjtë veror në Europë, si në Greqi, Itali apo Kroaci, kur ju mund të vizitoni këtë perlë europiane? Një nga vendpushimet më mahnitëse në Shqipëri është Ksamili.
Temperatura mesatare midis muajve maj deri në shtator është 28 gradë Celsius, që do të thotë se është destinacioni perfekt i verës. Shfrytëzojeni sa më shumë këtë destinacion përpara se të bëhet shumë popullor e të rriten çmimet.
Në Ksamil mund të gjeni bare plazhi, jeta e natës është e mrekullueshme dhe perëndimet e diellit janë po ashtu mbresëlënëse.
“Pasi kam vizituar 100 vende, Shqipëria është padyshim një nga vendet e mia të preferuara”, u shpreh blogeri Kieran Brown, i cili këshillon të rezervoni një udhëtim në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, si dhe të vizitoni Rivierën në jug”.