Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit momentet prekëse të lindjes së djalit të saj të parë. Përmes një videoje të postuar nga klinika në rrjetet sociale, artistja shfaqet tejet e emocionuar teksa përjeton çastin kur prek për herë të parë të birin, Daskan, në praninë e partnerit të saj, Kreshnik Gjergji.

Në pamjet e publikuara, Dafina shihet duke qarë nga gëzimi, ndërsa emocionet e para të prindërimit ndihen qartë në çdo sekondë të videos.

Dafina dhe Kreshniku, të cilët u kurorëzuan në martesë në tetor të vitit të kaluar, janë bërë prindër për herë të parë. Në një tjetër postim, këngëtarja ka zbuluar edhe emrin e veçantë të djalit të tyre – Daskan.

Ky moment i bukur dhe i ndjerë ka prekur mijëra ndjekës, të cilët kanë përgëzuar çiftin për ardhjen në jetë të vogëlushit dhe kanë dërguar urimet më të ngrohta për familjen e re.