Aktorja e njohur Denise Richards ka marrë një urdhër ndalimi ndaj bashkëshortit të saj, Aaron Phypers, pas një sërë akuzash të rënda për dhunë fizike dhe kërcënime.
Sipas dokumenteve gjyqësore, ylli i filmit “Wild Things” ka dëshmuar se është përballur me episode të përsëritura dhune, duke përfshirë goditje në fytyrë dhe përplasjen e kokës në mur.
Në një nga incidentet e përshkruara në gjykatë, Richards pretendon se është goditur në sy dhe është ofenduar rëndë nga Phypers.

Në një rast tjetër, sipas saj, ai e ka shtyrë në tokë pas një konflikti lidhur me një udhëtim, të cilin ajo nuk pranoi ta shoqëronte.
Gjykata ka vendosur që Aaron Phypers të qëndrojë larg Denise Richards dhe pronës së saj, ndërsa hetimet vazhdojnë. Nga ana e tij, Phypers i ka mohuar të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato si “të pavërteta dhe të fabrikuara”.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje debatin mbi dhunën në marrëdhënie, edhe kur ajo ndodh pas dyerve të mbyllura të personazheve publikë.