ktori dhe komediani i njohur Pete Davidson pritet të bëhet baba për herë të parë. Ai dhe e dashura e tij, modelja Elsie Hewitt, janë në pritje të një fëmije, sipas burimeve për revistën “People”.

Çifti thuhet se po përjeton një periudhë shumë të lumtur dhe të veçantë në jetën e tyre.
Lajmi fillimisht u raportua nga TMZ, ndërsa dyshja u fotografua së fundmi duke marrë pjesë në eventin “Blossom Ball 2025”, ku u shfaqën të buzëqeshur dhe të afërt me njëri-tjetrin, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.

Ky është një kapitull i ri për Davidson, 31 vjeç, i cili më parë ka qenë në qendër të mediave për lidhjet me emra të njohur të showbizit si Ariana Grande dhe Kim Kardashian.

Ndërkohë, fansat e çiftit kanë nisur të shpërndajnë urime dhe komente pozitive në rrjetet sociale për lajmin e gëzueshëm.