Moderatorja e njohur Kiara Tito ka emocionuar ndjekësit në Instagram me një postim të veçantë dhe plot ndjesi. Ajo ka ndarë disa imazhe të ëmbla me mikeshën e saj të ngushtë Liesën dhe vajzat e tyre të vogla, të veshura me fustane të bardha, në një atmosferë të mbushur me dashuri dhe lumturi.

Në përshkrimin që shoqëron fotot, Kiara shpreh mirënjohjen për një miqësi të rrallë, e cila ka kaluar nga adoleshenca në amësi:
Nga barku i shtatzënisë te përqafimet e foshnjave. Kemi ëndërruar së bashku, jemi rritur së bashku, dhe tani po rrisim qenie të vogla krah për krah. Disa miqësi kthehen në familje, e pastaj në skuadra mamash

Postimi është pritur me shumë dashuri nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar Kiara-n për lidhjen e fortë që ka me mikeshën e saj dhe për mënyrën si po rrisin vajzat në një mjedis të ngrohtë dhe të bashkuar.