Reperi i njohur shqiptar G-Bani ka habitur ndjekësit me një postim të fundit në Instagram Story, ku shfaqet përkrah një vajze të veshur me fustan të bardhë nusërie. Çifti mban në duar gota shampanje, duke krijuar atmosferën klasike të një ceremonie dasme.

Mirëpo, ajo që ngjalli më së shumti reagime ishte përshkrimi emocional që shoqëronte foton:
I thashë ‘të du shumë! sa nuk kam dasht tjetër. a martohemi?’ Më tha ‘do shohim’. Nuk e di ça do shohi po un jam tu u martu.
Postimi është bërë menjëherë viral, duke ngjallur kuriozitet e spekulime në rrjete sociale mbi jetën personale të artistit.
Disa ndjekës u ngazëllyen duke menduar se bëhet fjalë për një martesë të vërtetë, ndërsa të tjerë dyshuan se kjo ishte thjesht pjesë e një projekti muzikor të ri.
Burime pranë reperit nuk kanë konfirmuar ndonjë zhvillim të tillë në jetën e tij private, ndërsa vetë G-Bani nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme.
Megjithatë, duke qenë i njohur për mënyrën kreative të promovimit të projekteve të reja, nuk përjashtohet mundësia që kjo foto të jetë pjesë e një videoklipi ose kampanje artistike që pritet të publikohet së shpejti.