Komuna e Vushtrrisë, nëpërmjet Drejtorisë për Arsim, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën joqeveritare Childproof (CIPOF) për hapjen e dy kopshteve të reja me bazë në komunitet.
Kopshtet do të hapen në fshatrat Stanoc i Epërm dhe Shtitaricë, me qëllim që të zgjerohet çasja e fëmijëve në edukimin parashkollor. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori komunal për Arsim, z. Albanez Tahiraj, dhe drejtoresha e organizatës Childproof, znj. Mevlude Murtezi.
Ky bashkëpunim synon të rrisë përfshirjen e fëmijëve në institucionet parashkollore dhe të përmirësojë cilësinë e edukimit të hershëm në zonat rurale të komunës.