Brody Jenner dhe partnerja e tij, Tia Blanco, kurorëzuan dashurinë në një ceremoni intime, por ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e motrave të tij të famshme, Kendall dhe Kylie Jenner.
Edhe pse ishin të ftuara, motrat e njohura nuk morën pjesë në dasmën e vëllait nga babai, një vendim që ka ngjallur reagime dhe spekulime në rrjetet sociale.
Sipas burimeve për TMZ, Kendall dhe Kylie zgjodhën të mos marrin pjesë për të mos e spostuar vëmendjen nga çifti në ditën e tyre të madhe, duke mohuar çdo prapaskenë apo përplasje familjare. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ato mungojnë në një moment të rëndësishëm të jetës së Brody-t.

Në vitin 2018, gjatë ceremonisë së fejesës së tij me Kaitlynn Carter, motrat Jenner jo vetëm që munguan, por sipas Brody-t, nuk iu përgjigjën as ftesës.
Ndërsa ai po shkëmbente unaza në Malibu, Kendall dhe Kylie postonin imazhe nga pushimet e tyre luksoze në Evropës.
Pavarësisht mungesës së tyre, babai i përbashkët Caitlyn Jenner, si dhe vëllezërit Brandon dhe Burt Jenner, ishin të pranishëm në të dy rastet, duke treguar se, ndonëse marrëdhëniet brenda familjes Jenner janë komplekse, disa lidhje mbeten të qëndrueshme.
Ceremonia e Brody-t dhe Tia-s u përshkua nga një atmosferë e ngrohtë familjare dhe dashuri, ndërsa çifti nisi një kapitull të ri në jetën e tyre – me ose pa praninë e motrave të famshme.