Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori britanik Callum Turner, u shfaqën më të dashuruar se kurrë gjatë një daljeje në festivalin “BST Hyde Park” të premten mbrëma, ku performoi legjenda e muzikës, Neil Young.

Këngëtarja 29-vjeçare dhe partneri i saj 35-vjeçar u fotografuan duke ecur dorë për dore dhe duke shkëmbyer përqafime e puthje pasionante në zonën VIP të festivalit. Në një moment, Callum e përqafoi fort Duan mes të qeshurash, duke e mbushur skenën me dashuri të sinqertë.

Për këtë dalje, Dua zgjodhi një pamje të thjeshtë por të kuruar, me pantallona të shkurtra xhins dhe bluzë kaki, ndërsa mbante një çantë Chanel në supe.

Callum kishte zgjedhur një veshje të bardhë elegante, të kombinuar me çizme ngjyrë kafe.
Në një intervistë të fundit për “British Vogue, Dua Lipa konfirmoi fejesën me aktorin, duke treguar emocionet e forta që përjeton në këtë kapitull të ri të jetës.

Ajo zbuloi gjithashtu dëshirën për të pasur fëmijë me Callumin, edhe pse ka ende pikëpyetje për kohën e duhur dhe se si kjo do të ndikojë në karrierën e saj.

Do të doja shumë të kem fëmijë një ditë
-tha këngëtarja.
Por më shqetëson si do ta menaxhoj gjithçka, sidomos nëse jam në turne. Rritja e një fëmije kërkon më shumë sesa dashuri.
Sa i përket martesës, Dua po pret që të përfundojë turneun e saj, ndërsa Callum të mbyllë angazhimet filmike. Edhe pse ceremonia nuk është ende në plan të afërt, këngëtarja pranoi se ka nisur të mendojë për fustanin e nusërisë.

Nuk kam qenë nga ato vajza që ëndërronin dasmën, por tani po mendoj: ‘Çfarë do të vesh atë ditë?’
Çifti duket i gatshëm të ndërtojë një të ardhme së bashku, me dashurinë, përkushtimin dhe ëndrrat që ndajnë hap pas hapi.