Wednesday, July 16, 2025
HomeData e sotme në historiYlli i “House of the dragon” ka rol kryesor në serialin psikologjik...

Ylli i “House of the dragon” ka rol kryesor në serialin psikologjik të ardhshëm të Amazon-it

Olivia Cooke, ylli i serialit “House of the dragon”, Olivia Cooke dhe Robin Wright (nga “House of Cards”, “Forrest Gump”) do të kenë rolet kryesore në serialin psikologjik thriller të ardhshëm të Amazon-it, “The Girlfriend”.

Amazon ka paralajmëruar serialin në rrjetet e tij sociale me publikimin e trailer-it të parë, ndërsa ngjarja bazohet në romanin me të njëjtin emër nga autore Michelle Frances.

Historia përqendrohet te Laura (Wright), një grua që ka gjithçka që i nevojitet. Ajo ka një karrierë të suksesshme, një bashkëshort të përkushtuar dhe një djalë të vetëm, Daniel (Laurie Davidson). Por jeta e saj e qetë fillon të shembet papritur kur Daniel sjell në shtëpi të dashurën e re, Cherry (Cooke). Laura menjëherë ndjen një shqetësim dhe dyshon se diçka te Cherry nuk është si duhet. Ndërsa Cherry duket se i mahnit të gjithë përreth, Laura fillon të hetojë qëllimet e saj të vërteta.

Sipas Amazon-it, seriali luan me perceptimin dhe kufirin mes kujdesit dhe obsesionit, së vërtetës dhe iluzionit. Ata shtojnë se “E vërteta është çështje perspektive,” duke paralajmëruar një histori që do të hapë shumë pyetje rreth besimit, nënësisë dhe kontrollit.

Përveç Wright, Cooke dhe Davidson, në serial do të luajnë edhe Waleed Zuaiter, Tanya Moodie, Shalom Brune-Franklin, Karen Henthorn, Anna Chancellor, Leo Suter dhe Francesca Corney. Scenarin e serialit e kanë shkruar Naomi Sheldon dhe Gabbie Asher, ndërsa në shkrimin e episodeve kanë marrë pjesë edhe Polly Cavendish, Helen Kingston, Marek Horn, Ava Wong Davies, Isis Davis, Smita Bhide dhe Matt Evans.

Premiera e planifikuar e serialit psikologjik thriller është caktuar për 10 shtator dhe do të ketë gjashtë episode.

RELATED ARTICLES
- Reklama juaj këtu -spot_img

Most Popular