Wednesday, July 16, 2025
HomeData e sotme në historiJason Momoa bëhet hero në jetë reale: Ndihmon një motoçiklist të aksidentuar...

Jason Momoa bëhet hero në jetë reale: Ndihmon një motoçiklist të aksidentuar në rrugë?

Ylli i “Aquaman”, Jason Momoa, u bë pjesë e një skene të vërtetë heroike gjatë fundjavës, teksa ndaloi për të ndihmuar një motoçiklist të aksidentuar në rrugë.

Aktori 44-vjeçar po udhëtonte me djalin e tij, Nakoa-Wolf, drejt festivalit të Harley Davidson në Milwaukee, kur u përball me incidentin.

Në pamjet që qarkulluan në rrjete sociale, Momoa shihet pranë vendngjarjes i shqetësuar, ndërsa një kalimtar po përpiqej të ndihmonte viktimën. Motoçiklisti, i cili kishte pësuar plagë serioze, u transportua menjëherë në spital.


Pak orë pas ngjarjes, Momoa u ngjit në skenë në festivalin e motorëve, ku performoi me grupin e tij “ÖOF TATATÁ”, duke kënduar krah të birit këngën e famshme të Metallica-s, “For Whom the Bell Tolls”.

Ky gjest i aktorit, i cili së shpejti pritet të rikthehet në ekran me serialin “Chief of War” dhe filmin “Dune 3”, tregoi se shpirtin luftarak nuk e ka vetëm në role, por edhe në jetën reale. Fansat e kanë përgëzuar për ndërhyrjen e shpejtë dhe zemrën e madhe.

RELATED ARTICLES
- Reklama juaj këtu -spot_img

Most Popular