Kim Kardashian ishte padyshim një nga yjet më të ndritshëm të Javës së Modës në Paris, teksa mori pjesë në sfilatën ekskluzive të Balenciaga-s, që shënoi koleksionin e fundit të Demna Gvasalia si drejtor kreativ i shtëpisë së modës.

Ylli i televizionit dhe biznesmenja 43-vjeçare mahniti me një fustan të gjatë fildishi prej dantelle, të kombinuar me një pallto luksoze prej gëzofi, që e mbante varur hijshëm mbi supe.
Por ajo që vërtet i la të gjithë pa fjalë ishin diamantet ikonë të Elizabeth Taylor, përfshirë vathët legjendarë “Mike Todd”, të cilët tani ndodhen në koleksionin personal të bizhutierës së famshme Lorraine Schwartz.

Kim e plotësoi pamjen me dy varëse të sofistikuara, të zbukuruara me gjithsej 250 karatë diamante, ndërsa edhe modelet e sfilatës parakaluan me bizhuteri që tejkalonin 1,000 karatë gurë të çmuar, duke e kthyer mbrëmjen në një spektakël të vërtetë luksi dhe elegance.

Pjesëmarrja e Kim-it në këtë event nisi me një paraqitje në stilin “Barbie”, ku ajo u shfaq me një fustan rozë neon, duke sjellë një frymë lozonjare por të guximshme.
Ajo u shoqërua nga Lauren Sánchez Bezos dhe këngëtarja Katy Perry, në një natë mode që përbashkoi nostalgjinë, glam-in klasik dhe ndikimin modern që Kim di ta transmetojë si askush tjetër.