harli XCX dhe i fejuari i saj, George Daniel – bateristi i grupit britanik “The 1975” – do të martohen këtë verë në një ceremoni romantike në Siçili. Sipas burimeve për “The Sun”, çifti ka përzgjedhur ishullin italian si destinacionin e dasmës dhe pritet të organizojnë një festë madhështore, me shpenzime që mund të kapin shifra të larta.
Ceremonia, e cila është planifikuar të mbahet në mes të gushtit, do të vijë pas një periudhe të ngarkuar pune për të dy artistët. Festimet do të zgjasin gjithë natën, me bar të hapur dhe atmosferë festive, ndërsa të ftuarit pritet të jenë figura të njohura nga bota e muzikës dhe artit.
Në një intervistë të mëparshme për revistën “Harper’s Bazaar”, Charli XCX u shpreh se ata dëshirojnë një ceremoni të thjeshtë dhe të relaksuar, duke vënë theksin tek dashuria dhe jo tek formalitetet.
Çifti konfirmoi fejesën në nëntor të vitit të kaluar përmes një postimi në Instagram, ku ndanë edhe momente romantike dhe pamjen e unazës së fejesës.
Lidhja e tyre u bë publike në mars të vitit 2022, kur u fotografuan për herë të parë së bashku në New York.
Një tjetër dasmë yjesh pritet të ndriçojë verën italiane.