Këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku ka reaguar për herë të parë ndaj lajmeve dhe materialeve të rreme që kanë qarkulluar së fundmi në rrjete sociale dhe media online.
Përmes një postimi në Facebook, ajo i ka cilësuar këto publikime si shpifje të ulëta dhe sulme të padrejta ndaj saj.
Kam duruar gjatë në heshtje, por çdo gjë ka një kufi
–shkruan Simaku, duke theksuar se materialet e publikuara janë të fabrikuara dhe nuk kanë asnjë lidhje me të.

saj, sulmet kanë karakter personal dhe janë të qëllimshme.
Zoti do ta nxjerrë të vërtetën
-vijon këngëtarja në postimin e saj, duke nënvizuar se ky do të jetë reagimi i saj i fundit mbi këtë çështje.
Simaku gjithashtu shpreh mirënjohje për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se mbështetja e publikut të saj është forca që e mban e qetë përballë shpifjeve.