Universal Studios ka njoftuar se Art Clown-i nga seria e filmave Terrifier do të jetë pjesë e ngjarjes Halloween Horror Nights.
Ai do të shfaqet në një shtëpi të re të tmerrit me temën Terrifier në Universal Orlando Resort duke filluar më 29 gusht dhe në Universal Studios Hollywood më 4 shtator
Shtëpia e tmerrit do t’i çojë vizitorët nëpër Funhouse-in makabër të Art the Clown, që u shfaq për herë të parë në Terrifier 2.
Universal Studios premton shumë tmerr dhe skena të përgjakshme brenda shtëpisë së tmerrit, si dhe referenca ndaj filmave të tjerë të sagës Terrifier.
Po ashtu, Universal Studios ka publikuar një trailer paralajmërues për këtë atraksion, ku shfaqet një televizor që transmeton skena nga filmat.
Në kuadër të Halloween Horror Nights, do të ketë edhe shtëpi të tjera tmerri të frymëzuara nga Friday the 13th dhe Fallout.