Gazetari i njohur dhe shumë i dashur, Andi Vrapi, ka nxjerrë në dritë një lajm të ri që po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Në profilin e tij në Instagram, ai ka ndarë një postim ku shfaqen Yll Limani dhe Dhurata Dora, duke përkujtuar një vit nga publikimi i albumit të tyre të parë të përbashkët “Vera me ty”.
Ajo që bie në sy është mbishkrimi “dimri, dimri”, i cili ka shtuar aludimet se diçka e re po vjen shumë shpejt.
Andi nuk lë vend për aludime pasi ka zbuluar se dyshja e njohur e muzikës shqiptare po përgatit një EP të dytë me titullin “Dimri me ty”, i cili pritet të jetë edhe më emocional dhe i ngarkuar me ndjenja sesa projekti i kaluar.

Ai shkruan:
Meqë showbizzi është i varfër me lajme këtë periudhë, bëhuni gati se këtë dimër vjen EP i dytë i Yllit dhe Dhuratës. #DimriMeTy. Shumë më zemërthyer se #VeraMeTy
Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar nga vetë artistët, fansat janë të entuziazmuar dhe po presin me padurim çfarë pritet të jetë një vazhdim emocionues i një bashkëpunimi që shënoi verën e kaluar, duke u kthyer në super hit.
Bëhuni gati njerëz, shijoni verën se mesa duket dimri do të jetë më i lagësht nga lotët tanë prej “Dimri me ty”.