Zyrtare/Rita Ora do të performojë në finalen e Wimbledon 2025!

0
198

Rita Ora do të ngjitet në skenë për një koncert falas më 11 korrik në Brooklyn Bridge Park, në kuadër të ngjarjes “The Hill in New York”, një organizim treditor që i kushtohet transmetimit të finaleve të Wimbledonit. Klubi i Tenisit “All England Lawn Tennis Club”, që organizon kampionatin prestigjioz të Wimbledonit, ka njoftuar se do të vendosë një ekran të madh televiziv në Brooklyn Bridge Park, për të transmetuar ndeshjet finale.

Festimet do të zgjasin gjatë fundjavës, nga e premtja më 11 korrik deri të dielën më 13 korrik, ndërsa mbrëmja hapëse do të kulmojë me performancën e Rita Orës përpara rreth 5,000 pjesëmarrësve. Hyrja në hapësirën e koncertit do të fillojë nga ora 18:00 dhe është e hapur vetëm për ata që kanë siguruar bileta.

Në një deklaratë për mediat, Rita Ora tha:

Si dikush që ka pasur privilegjin të përjetojë nga afër magjinë e finaleve të Wimbledonit, jam shumë e lumtur që do të sjell atë energji të veçantë të kampionatit edhe në Brooklyn Bridge Park, një nga vendet më ikonike të New Yorkut. Do të jetë një festë e jashtëzakonshme e tenis-it botëror, me gjithë emocionin që e shoqëron. Përgatituni për nxehtësi dhe atmosferë të paharrueshme!

Do të ketë një numër të kufizuar vendesh në dispozicion për hyrje të menjëhershme (walk-in). Ndërkaq, Rita Ora, do të jetë e ftuar speciale në darkën gala që FIFA do të organizojë të enjten në New York, për nder të Botërorit të Klubeve. Mbrëmja do të zhvillohet në ambientet luksoze të Cipriani Wall Street dhe është organizuar në bashkëpunim me platformën “Big Art Festival”. Artistja shqiptare nuk do të jetë aty vetëm si e ftuar nderi, por edhe si performuese kryesore, ku do të mbyllë mbrëmjen me një paraqitje muzikore.